Showbiz

Pas intervistës me ish-bashkëshirten, Blero tregoi arsyen e pranimit të ftesës: E bëra për inat të...

Shkruar nga Liberale

Pas intervistës me ish-bashkëshirten, Blero tregoi arsyen e pranimit

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë.

Ai ka folur për ‘podcast’-in që mori vëmendje e bëri bujë të madhe me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë.

Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’.

“Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari teksa komentuar paraqitjen e tij, ku shihet edhe duke qarë.

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Blero tutje tha: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH