Showbiz

"Pas 3 viteve të mrekullueshme martesë..." vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker divorcohet nga bashkëshorti

Shkruar nga Liberale

"Pas 3 viteve të mrekullueshme martesë..." vajza e aktorit

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow, ka njoftuar se është divorcuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin u martuan në vitin 2021. 

Ka qenë vetë vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious”, e cila ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin, postim një postimi në llogarinë personale në Instagram. 

Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë nga të dy.

“Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht. Ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi”, ka shkruar ajo.

Modelja Walker u martua me Thornton-Allan në një plazh në Republikën Domenikane në Tetor 2021. Në ceremoni morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë shokun e ngushtë të aktorit të ndjerë të Waleer, Vin Diesel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH