Showbiz

Partnerja surprizon Albi Nakon në shtëpinë e Big Brother Vip, zbulohet KËRKESA që ajo i bëri produksionit

Shkruar nga Liberale

Partnerja surprizon Albi Nakon në shtëpinë e Big Brother Vip,

Balerini i njohur, Albi Nako është surprizuar nga partnerja e tij, Dorisi.

Ajo u fut mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e  Big Brother VIP, ku pati edhe një takim emocionues me Albin.

Por nga ana tjetër u zbulua dhe kërkesa që ajo i kishte bërë produksionit, nga moderatori Ledion Liço.

Prezantuesi i BBV tha se Dorisi ka kërkuar nga producentët e programit që Albi të largohej nga loja dhe të hiqte dorë nga çmimi i madh.

”Nuk po jep maksimumin në lojën e tij. Nuk është ky Albi që unë njoh, ai që kur bën batuta unë të mbaj barkun me dorë nga të qeshurat”, tha Dorisi.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Albi vendosi ta vazhdojë lojën, duke u shprehur se tashmë do të nisë lojën e vërtetë, duke synuar kështu dhe fitoren e këtij edicioni të tretë të BBV.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH