“Parashqevia sot, e kishte takuar një mikeshe e imja në New York."
Janë pamjet më të fundit, publikuar sot dhe ku pretendohet nga mesazhi i një qytetareje se është ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku. Nga pamjet duket se Parashqevia ka mbetur vërtet e pastrehë dhe e braktisur.
Pamjet vijnë pak ditë pas publikimit të videos ku ajo shfaqej në Nju Jork, pamje që shkaktuan shumë polemika në publik. Parashqevia duket e braktisur dhe me zor flet shqip. Ajo i thotë shqiptares që e ka takuar se është me fat që e ka mike që e takon dhe i premton ti shkruajë në Facebook pasi duket se nuk ka asnjë mundësi tjetër kontakti.
Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet publike të kulturës, ambasada shqiptare në SHBA apo edhe vetë këngëtarja drejpërdrejt për publikun shqiptar.
Drama që mund ta ketë shoqëruar në jetë dhe fati i saj mbeten enigmë.