Showbiz

Parashqevi Simaku do të jetojë në një apartament në Nju Jork, biznesmeni do t’i paguajë qiranë

Shkruar nga Liberale
Parashqevi Simaku do të jetojë në një apartament në Nju

Që prej momentit  të zbulimit  të saj nga një kronikë lajmesh e televizionit ABC7NY që u publikua nga  gazetari Blendi Fevziu duke kërkuar informacion për të pastrehën me emrin “Simaku Nolfe” që merrte çantën e ndihmave, Parashqevi Simaku qëndron pranë biznesmenit Elton Ilirjani.

Pas gjetjes së këngëtares nga një shqiptare në Nju-Jork, Elvira Tata dhe më pas bashkëpunimit të saj me Ilirjanin, artistja u vendos në një dhomë hoteli në Manhattan.

Si Ilirjani, ashtu edhe Tata kanë ndarë detaje rreth saj, por më e rëndësishmja është që Parashqevi Simaku nuk është më e pastrehë. Sipas videove të shpërndara nga biznesmeni, ajo ka mundur të flasë  me ish-bashkëshortin dhe djalin, si edhe të takojë nipin.

Tashmë, situata e saj duket se po lehtësohet edhe më shumë. Elton Ilirjani ka ndarë një përditësim për këngëtaren në rrjetet e tij sociale ku shkruan se falë ndihmës së një biznesmeni, Simaku do të qëndrojë në një apartament.

“Duke  filluar nga data 1 janar 2025, biznesmeni i parë shqiptar është ofruar t’i paguajë qiranë mujore të apartamentit në Manhatan Parashqevi Simakut”.

Ilirjani nuk e ka zbuluar emrin e personit që ka marrë përsipër këtë angazhim.

Prej vitesh, Parashqevi Simaku kishte humbur kontaktet me familjen e saj. Sipas historisë së Elvira Tatës, rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo kishte refuzuar disa herë ndihmën e shqiptarëve të tjerë e disa as nuk e kanë njohur kush është.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH