Showbiz

Pak ditë para finales së madhe të ‘Big Brother’, Ledion Liço ndan me ndjekësit mesazhin emocionues

Shkruar nga Liberale

Pak ditë para finales së madhe të ‘Big Brother’,

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e ‘Big Brother VIP Albania 3’ e për këtë moderatori Ledion Liço ka shkruar disa fjalë emocionuese.

Para së gjithash Ledioni nuk harroj të falënderoj bashkëshorten e tij për mbështetjen e pa kursyer, shkruan “Kosovarja”.


“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falënderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit Sara Hoxha për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit Lori Hoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!
Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale” shprehet moderatori.

Gjithashtu Liço ka njoftuar se për finalen e madhe po punohet fuqishëm që banoret të kenë surpriza të veçanta.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH