Showbiz

Olsi Bylyku shpërthen ndaj organizatorëve të Big BrotherVip3: Shkuam për mirë, por na nxori “populli” për dy javë

Shkruar nga Liberale

Olsi Bylyku shpërthen ndaj organizatorëve të Big BrotherVip3:

Aktori Olsi Bylyku vazhdon të shigjetojë produksionin e ‘BBV’.

Ai ndau një postim në rrjetet sociale për promovimin e këngës së tij të re, duke i treguar me ironi ndjekësve se ka mbetur mes 4 rrugëve pas mbylljes së ‘Kalifornias’ dhe pasi e nxorën nga ‘BBV’.

‘Ikëm te Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni..’, - tha Olsi.

Më tej, aktori ka treguar edhe një pjesë të këngës së  tij ku thotë ‘gjithmonë i kujtoj fjalët e babës që më thoshte ‘mos bab, mos bab, mos reago ashtu se të duhet Top-i’.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH