Showbiz

“O jetë, po vjen…”/ Çfarë po paralajmëron Egli Tako me postimin e fundit?

Shkruar nga Liberale

“O jetë, po vjen…”/ Çfarë po

Egli Tako ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory”, duke marrë vëmendjen e ndjekësve. Me anë të  këtyre postimeve, këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë projekti i ri i saj muzikor.

Ish-banorja e Big Brother Vip, ka zbuluar se kënga e ardhshme do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.

Egli ka vendosur që të mos tregojë detaje rreth emrit që do t’a shoqërojë në këtë këngë, por fansat tashmë kanë nisur të hedhin hipoteza dhe të presin me padurim surprizën e saj.

“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar Tako në postimin e saj në “Instastory”, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

“O jetë, po vjen…”/ Çfarë po

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH