Showbiz

"O bablok Drenica është për luftë"/ Pas tensioneve me tyre Stresi dhe Don Xhoni darkojnë bashkë (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"O bablok Drenica është për luftë"/ Pas tensioneve

Pas tensioneve dhe përplasjeve virtuale që kanë përfshirë dy reperët e njohur Stresin dhe Don Xhonin, duket se paqja është rikthyer mes tyre. Ish-deputeti Gani Geci ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë pajtim, duke i mbledhur të dy artistët në kullën e tij në Llaushë.

Geci ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi përkrah Stresit dhe Don Xhonit, duke konfirmuar arritjen e pajtimit mes tyre. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve dhe nevojën për të tejkaluar përplasje dhe konflikte të pastritura.

"O bablok Drenica është për luftë"/ Pas tensioneve

“Të dashur miq, sonte në kullën tonë në Llaushë ishin mysafirë dy artistë të mëdhenj të muzikës rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: ‘Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë, jemi pak për t’u sharë me njëri-tjetrin.’ Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkroi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH