Prej një kohe të gjatë, Loredana Zefi, është në një lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që kur ata vendosën që të bënin publike romancën e tyre, ata nuk janë ndaluar së postuari foto e video së bashku.
Por reperja e njohur ka marrë vëmendjen së fundmi me një foto që ka publikuar në “Instastory”. Ajo është shfaqur me nënën e partnerit.
Të dyja shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur”, ka shkruar Loredana pasi Adayemi shënoi hat-trick.
Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit.