Showbiz

"Nuk po përballojmë dot shpenzimet"/ Fermerët diskutojnë për vështirësitë ekonomike: Sa marr rrogën shkoj laj borxhet

Shkruar nga Liberale

"Nuk po përballojmë dot shpenzimet"/ Fermerët

Fermerët në "Ferma Vip' kanë biseduar për rrogat dhe vështirësitë ekonomike që hasin familjet shqiptare.

Albano ka thënë se sapo njerëzit marrin rrogat shkojnë tek dyqani i lagjes për të paguar borxhet.

Të njëjtin mendim me të ka ndarë edhe Valeri me Renisin, të cilët janë shprehur se rrogat janë të ulëta dhe familjet me vështirësi përballojnë shpenzimet e tyre.

Albano: Sa merr rrogën, shkon tek dyqani i lagjes dhe pyet sa lekë borxh kam. Duhet të laj borxhet, se ku jeton një familje me 50,000 lekë.

Valeri: Ka shumë familje me një rrogë.

Albano: E zejmë se janë me dy rroga dhe gruaja me 30,000 lekë, se ku jeton dot një familje, i bie 720 lekë në ditë për person.

Floriani: Dhe thojnë pastaj pse ikën, po ikën se një jetë ka njeriu. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH