Showbiz

“Nuk më ka mbrojtur”/ Romeo shpreh pakënaqësinë ndaj Heidit...

Shkruar nga Liberale

“Nuk më ka mbrojtur”/ Romeo shpreh pakënaqësinë

Ka nisur me debate “prime” i sotëm në “Big Brother Vip”. Pyetja që u ngrit, ishte nëse Françeska po ndërhyn në marrëdhënien mes Heidit dhe Romeos? Të dy banorët kanë patur një raport shumë miqësor me banoren e re. Mirëpo Romeo ka aluduar se në debatet e fundit me Heidin ka ndikuar shoqja e saj.

Sipas aktorit Françeska ka për qëllim ta ndajë nga Heidi, ndërsa për këtë të fundit shprehet se ajo nuk është shqetësuar që është “sulmuar” nga të tjerët, ndërsa në debatet e tij me modelen ka mbështetur këtë të fundit.

Romeo: Nuk kërkova mbështetjen nga Heidi, dua të tregojë a është besnike ndaj meje apo jo? U mërzita nga Heidi sepse kur më kanë shënjestruar ajo nuk më ka mbrojtur mua por Françeskën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH