Showbiz

"Nuk më ka marrë në telefon", Jul Deda zbulon se me cilët ish-banorë të BBV "nuk flet"

Shkruar nga Liberale

"Nuk më ka marrë në telefon", Jul Deda zbulon se

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka qenë një nga banorët më të fortë brenda “Big Brother VIP 3”.

Mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e “Wake Up”, Juli foli më shumë për eksperiencën e tij në këtë format.

Mes të tjerash ai zbuloi se me Heidin dhe Romeon ende nuk ka pasur një komunikim pas daljes nga shtëpia e BBV.

Pjesë nga biseda:

Pyetja- Kur Heidi ka qenë në këtë studio ka thënë emrin tënd si një person që do të mund të takohej e të fliste…

Jul Deda- Nuk më ka marrë në telefon akoma. Ka gënjyer (qesh). Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të aty brenda, në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishte e drejtë në shumë momente. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin që kam për të, si lojtare është muhabet tjetër pastaj. Për mua Heidi vazhdon të jetë një vajzë inteligjente dhe e di se çfarë do.

Pyetja- Me cilët ish-banorë nuk ke folur më?

Jul Deda- Me Heidin dhe Romeon nuk kam patur komunikim. Nuk jam takuar, ata kanë qenë në lëvizje. Me Eglën jemi takuar në studio televizve, por nuk kemi folur në telefon. Pastaj me të tjerët kam pasur kontakt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH