Showbiz

"Nuk kalon kriza pa e marrë..."/ Adelina Tahiri rrëfen si kurrë më parë: Me partnerin pas shumë polemikave kam një marrëdhënie...

Shkruar nga Liberale

"Nuk kalon kriza pa e marrë..."/ Adelina Tahiri rrëfen si

Disa kohë më parë, Adelina Tahiri zbuloi në një intervistë përballjen e saj me krizën në martesën me Serjoza Markov. Më vonë, në programin “Rudina”, ajo theksoi se situata ishte kaluar pa dhënë detaje të mëtejshme.

Së fundmi, në “Studio A” në ATV, këngëtarja ka ndarë më shumë mbi këtë çështje. Ajo i tha Blerona Zeqirit se në një moment e teproi me sinqeritetin e saj për shkak të natyrës së saj të hapur. Megjithatë, Adelina shprehu optimizëm, duke theksuar se tani kanë arritur të zgjidhin problemet e tyre dhe dashuria mes tyre ka triumfuar.

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH