Showbiz

“Nuk ka më kthim pas...”/ Elizabeth Gutierrez konfirmon lajmin e ndarjes nga aktori i cili ishte “fiksimi” i çdo vajze

Shkruar nga Liberale

“Nuk ka më kthim pas...”/ Elizabeth Gutierrez konfirmon lajmin

Aktori William Levy si dhe Elizabeth Gutierrez i kanë ndarë përfundimisht rrugët, pas 20 vjetësh bashkë.

Ishte aktorja Gutierrez e cila konfirmoi lajmin duke thënë se i kishte dhënë fund lidhjes me Levyn dhe këtë herë siç potencohet nuk ka kthim prapa.

Thashetheme të shumta kanë qarkulluar për marrëdhënien e çiftit, duke qenë nën fokusin e të gjithëve.

Gutierrez e cila ka dy fëmijë bashkë me aktorin e njohur Levy, ka thënë se është ndarë nga ai rreth dy muaj më parë.

Ajo tha se ishte përpjekur shumë për lidhjen e saj me aktorin gjatë gjithë 20 vjetëve bashkë, ndonëse marrëdhënia e tyre ishte me sfida të vazhdueshme si thashethemet për tradhti, përndjekja nga paparacët dhe sakrifica e aktores për të vendosur karrierën prapa për fëmijët e tyre.

Aktori William Levy është një aktor mjaft i dashur dhe mjaft i njohur edhe për audiencën tek ne, për rolet e tij në telenovelat latine të cilat janë transmetuar nga televizionet tona.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH