Showbiz

“Nuk je as gjyqtar, as avokat” vazhdojnë tensionet mes Sarës dhe Meritonit

Shkruar nga Liberale

“Nuk je as gjyqtar, as avokat” vazhdojnë tensionet mes

Lidhja e Bardhit me Sarën brenda shtëpisë së BBV3, akoma shihet me dyshim nga shumë banorë. Një ndër to është edhe Meritoni, i cili është njëkohësisht edhe miku i Bardhit nga jashtë shtëpisë.

Gjatë Prime-it të sotëm Bardhi u pyet se si e sheh ai marrëdhënien e tensionuar mes Meritonit dhe Sarës. Ja çfarë thotë ai:

Ju thashë nëse keni pak konsideratë për mua i thoni mirëmëngjes njëri-tjetrit. Jam në një pozicion ku më duhet të zgjedh, por unë nuk kam qejf të zgjedh midis shokut edhe të dashurës. Unë dhe Sara nuk e kemi përdorur njëri-tjetrin në asnjë pikë të kësaj loje.
Ndërsa Meritoni në lidhje me debatet e tij me Sarën thotë se nuk beson akoma tek lidhja e tyre dhe mendon se Sara po e përdor Bardhin për të bërë lojë:

“Nuk je as gjyqtar, as avokat” vazhdojnë tensionet mes

Kur gjen çdo gabim te Bardhi dhe mundohesh ta godasësh, atëherë ti po bën një lojë që të dalë në pah loja jote. Mendoj që Sara po luan me Bardhin. Ndërsa Bardhi mundohet t’i ikë gabimeve të Sarës.
Sara nga ana tjetër i kundërpërgjigjet Meritonit duke i thënë se nuk asnjë rol në marrëdhënien e tyre, por është vetëm një person i tretë:

Meritoni ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të Bardhit. Bardhi tek unë qëndron në një piedestal dhe Meritoni me mbimbrojtjen që i bën mundohet që ta ulë. Ti nuk je as gjyqtar, as avokat, je një i tretë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH