Selena Gomez iu kundërpërgjigj kritikuesve në internet pasi u sulmua për pamjen e saj në premierën e “Emilia Pérez” në Los Angeles.
Aktorja e “Only Murders in the Building” kaloi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit Amerikan Francez më 29 tetor, e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata dhe me taka.
Gomez ka pozuar me dorën në bark në disa foto, duke nxitur përdoruesit e TikTok të spekulojnë se ajo po përpiqej të fshihte trupin e saj në një postim që u fshi më pas.
Këngëtarja shkoi me shpejtësi te komentet duke shkruar: Kjo më bën të ndiej neveri.
Artistja shtoi se nuk i intereson që ajo nuk “duket si shkop”. “Unë nuk e kam atë trup. Fundi i historisë,” vazhdoi ajo. “Jo unë NUK jam viktimë. Unë jam thjesht njeri.”
Gomez, e cila u diagnostikua me lupus rreth vitit 2013 dhe bëri transplant veshke në vitin 2017, ka qenë e hapur për problemet e saj të vazhdueshme shëndetësore. Në shtator, aktorja zbuloi se nuk mund të bëjë fëmijë.