Showbiz

"Nuk jam kukulla jote unë..?", Klaudia heq dorë nga Endi, por çfarë e bëri t'i kërkonte falje Vedatit? 

Shkruar nga Liberale

"Nuk jam kukulla jote unë..?", Klaudia heq dorë nga Endi,

Konkurrentja e "Përputhen", Klaudia ka kërkuar një përballje me Endin për t’i treguar publikisht se ajo ka hequr dorë nga ai dhe se nuk e lejon më që ai të luajë me të.

E zhgënjyer nga sjellja e Endit gjatë puntatave, Klaudia shprehet se “nuk është kukulla e tij dhe nuk do e presë më”.

Por një tjetër arsye që ka ndikuar tek krisja e marrdhënies së tyre, është fakti që Endi mund të ndjejë për Enrikën, pavarësisht se mes dyshes kanë shumë konflikte dhe debatate.

Klaudia: Unë nuk jam lodra jote që të ulem në karrige dhe të të pres. Unë karrigen time e mbajta. Atë që doja të fitoja e fitova, ty të kam shumë xhan si person, kam kaluar shumë bukur me ty, por sjellja jote duhet korrigjuar.

Pasi u përball me Endin, ajo është ngritur në këmbë dhe ka pranuar se mes atyre të ulur në karrige mund të ketë shumë djem të mirë dhe se ka bërë gabim me zgjedhjet e saj.

Mes të tjerash ajo i ka kërkuar falje Vedatit që në takimin e parë që kanë patur bashkë, e ka bërë të ndihet keq. Ky i fundit ka pranuae faljen e Klaudias.

Klaudia: Një gjë të fundit për Nedën, ka thënë një fjalë të bukur që unë nuk e kam vlerësuar dhe kam dalë kundër. Ka vërtet djem aty brenda që nuk u jepet mundësia dhe ne mund të gabojmë shumë herë. Vedat më fal që të kam bërë të ndihesh keq për takimin tonë të parë. Ndërsa për ty Buçi nuk kam asnjë gjë tjetër, mëso t’i vlerësosh njerëzit kur i ke dhe jo kur ikin. Rri vetëm aty tani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH