Showbiz

Nuk i lejohet të takojë vajzën e tij, Fero reagon sërish: Për çdo ndodhi të...

Shkruar nga Liberale

Nuk i lejohet të takojë vajzën e tij, Fero reagon sërish:

Ish-reperi Fero, pas një periudhe të vështirë, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një shqetësim të thellë. Disa ditë më parë, ai ka bërë të ditur se po përballet me një situatë të vështirë duke theksuar se nuk i lejohet të takojë vajzën e tij. Sipas tij, ky vendim është një padrejtësi që po i bëhet nga gjykatësit në Gjilan, një çështje që e ka prekur thellë emocionalisht.

Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë. “I bëj thirrje të gjitha mediave sepse jam në shqetësim të madh, është duke m’u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht sdhe jam në depresion të rëndë”-ka shkruar reperi nga Gjilani në postimin e tij. Ky njoftim ka ngjallur shqetësim te fansat dhe ndjekësit e tij, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për artistin në këtë periudhë të vështirë. Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet që mediat të ndërhyjnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes.

Rrëfimi i tij ka shkaktuar një jehonë të madhe në mediat sociale. Në përpjekje për të shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ai ka postuar një mesazh në InstaStory, ku thekson se do të bashkëpunojë me mediet për çdo zhvillim të ri që lidhet me të drejtat e tij. Ai shkroi: “Përshëndetje media. Për çdo ndodhi të radhës do të bashkëpunojmë për të drejtat e mia. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH