Showbiz

"Nuk është me këmbë në tokë"/ Juli komenton sjelljen e Sarës: Po bën një figurë të tmerrshme!

Shkruar nga Liberale

"Nuk është me këmbë në tokë"/ Juli

Sjellja e Sara Gjordenit një natë më parë, ku në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” u përplas me Françeska Muratin, është komentuar nga banorët e tjerë.

Në një bisedë në oborr me Françeskën dhe Erjola Doçin, Julian Deda është shprehur se Sara ka marrë vrull se i shpëtoi nominimit dhe sipas tij këto sjellje janë pasojë e dëshirës së saj për të qenë te konkurrentët e fortë.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Më vjen keq për atë se nuk kishte pse të shkonte në këtë pikë

Erjola: Dhe unë nuk di çfarë të them

Françeska: Nuk kishte pse se ajo ka potencial

Juli: E dini çfarë kam vënë re që kur kaloi këtë nominimin, sepse në mendjen e saj qe nominim super i fortë dhe e kaloi, dhe ka marrë një tip kështu…ok kjo nuk është problem që nuk ndalohet, por gjithsesi, me këmbë në tokë. Arsyeja pse Sara ka dalë herën e parë është sepse u zu me të gjithë. Arsyeja pse Sara ka ndenjur, përveç lidhjes me Bardhin, ka qenë dhe arsyeja se ajo u qetësua, u soll mirë me njerëzit, por tani ka filluar prapë.

Françeska: U kap me mua me Vesën, me Rozën, me Erjolën

Juli: Sara nuk është një personazh këtu që të thuash ti… Ajo këtë po vuan, do të jetë te të fortët, por e din dhe ajo vetë që ashtu…pastaj bëhet me nerva e me radhë. Më vjen keq se është kthyer dhe kundër meje, pa sens. Këto gjëra njerëzit që i shohin nga shtëpia nuk i falin. Më ka thënë i pafytyrë, pa e ofenduar kurrë. Po bën një figurë të tmerrshme jashtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH