Showbiz

“Nuk e shpjegoj dot mllefin…”/ Julia pas debateve të ashpra me Eglën: Më ka bullizuar....

Shkruar nga Liberale

“Nuk e shpjegoj dot mllefin…”/ Julia pas debateve të

Egla dhe Julia kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën gjatë javës, për shkak të mënyrës së komunikimit.

Banorja më e re në “Big Brother VIP 3” është ndjerë e bullizuar nga aktorja, e për këtë debatet kanë qenë mjaft të forta mes tyre.

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Julia u shpreh se ka vendosur që bullizmin e Eglës t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë, pasi ashtu kupton.

Julia: Unë kam folur me gocat edhe me Jetmirin dhe e kam hequr në kurriz vetë bullizmin. Çështja është që Egla ka testuar se sa mbaj unë.

Egla: Unë nuk do rri të supozoj se çfarë ka kaluar Julia.

Julia: T’i përgjigjem bullizmit me bullizëm, Egla kështu kupton.

Egla: Nuk dua ta përmendi emrin tim për fenomene. Ledion të lutem nuk e dua këtë. Unë nuk e shpjegoj dot mllefin e Julias, kur nuk kemi pasur përplasje të drejtpërdrejtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH