Showbiz

"Nuk dua të futem në debate pa lidhje"/ Banorja e "BBV3" ka një strategji loje: Do ta bëja të qaj...

Shkruar nga Liberale

"Nuk dua të futem në debate pa lidhje"/ Banorja e

Banorët e “Big Brother VIP 3” e kanë nisur sot ditën me biseda dhe energji pozitive. Disa kanë kërcyer nën ritmet e muzikës latine, ndërsa disa janë ulur në shkallët e verandës për të shijuar rrezet e diellit.

Sigurisht pjesë e këtyre bisedave kanë qenë edhe debatet të cilat nuk kanë munguar as ditët e fundit. Ledjona i tregon Olsit se strategjia e saj e lojës nuk është të krijojë debate pa kuptim vetëm për të rënë në sy.

“Unë në muhabete dhe debate pa lidhje nuk futem. Nuk futem në debate që hajt se dua ta bëj, të kapem i çik me Julin që të bie në sy këtë javë. Edhe unë di të futem e të bëhem pjesë e jotja, absolutisht jo. Se gjithmonë kështu bëhen këtu debatet, zhurma. Kam diskutuar me këtë ça kam dashur, me tjetrin e me tjetrin. Nëse unë do të bëja të qaj do dal shumë kot, false, komplet, nuk jam ashtu”, u shpreh Ledjona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH