Showbiz

Një vajzë enigmatike dhe e bukur! Ja kush ia dhuroi buqetën me trëndafila blu Julit?

Shkruar nga Liberale

Një vajzë enigmatike dhe e bukur! Ja kush ia dhuroi buqetën me

Aktori Jul Deda është surprizuar pasditen e sotme nga mbështetesit e tij me një helikopter që ka qëndruar për disa çaste sipër shtëpisë së Big Brother VIP në Top Channel.

Ai dhe banorët e tjerë dolën menjëherë në oborr për të parë se për kë ishte surpriza ndërsa panë edhe momentin kur u hodh një buqetë ngjyrë blu për aktorin.

“Shiko, është syri im, faleminderit shumë, ju dua”, u shpreh Juli mes të tjerash.

Kujtojmë që kohë më parë, në një lidhje skype me emisionin Big Brother Fan Club, piloti i BBVip, Arbër Xhaja ka zbuluar se ai është në dijeni të të gjithëve personave që çojnë drone për konkurrentët në lojë.

Megjithatë ai ka ngurruar të flasë me emra për shkak të ruajtjes së profesionalizmit. Për trëndafilin blu për Jul Dedën, piloti habiti duke thënë se ishte nga një vajzë shumë e bukur, një fanse e tij.

“Kush është fshihet pas trëndafilit blu për Jul Dedën, është një vajzë shumë e bukur, për arsye profesionale nuk mund të them më shumë, është thjesht fanse. Nuk është personazh publik,” tha Arbër Xhaja disa javë më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH