Magazinë

Një pjesë e publikut nuk ka përkrahur opinionet e saj? Ja si reagon Ori Nebijaj!

Shkruar nga Liberale
Një pjesë e publikut nuk ka përkrahur opinionet e saj? Ja si

E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure në Top Albania Radio në “Pardon My French” ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni.

Si e komenton ajo faktin se disa persona kanë dalë kundër opinioneve të saj? A ka ndikuar ky presion i madh tek ajo?

"Duke qenë se isha e qartë se do të ishin valë. Shiko, është e pamundur të gabosh në dhënie opinionesh dhe mendimesh që ti absolutisht e nënvizon çdo herë që janë thjeshtësisht të tuat. Dhe ashtu siç unë kam një opinion në atë kolltuk, patjetër që përgjegjësia është më e madhe, sepse unë jam e ulur aty dhe më dëgjojnë të gjithë po njësoj ka çdo person që e ndjek Big Brother-in na shtëpia një opinion të tijin. Kështu që, që të biem të gjithë në një mendje do të ishte absurde dhe madje do të isha shqetësuar nëse nuk do të kishte disi debat apo diskutim mbi opinionet që unë kam shprehur. Unë me thënë të drejtën jam shumë e lumtur që i kam thënë gjërat siç i mendoj dhe i kam thënë të vërtetat e mia ashtu bruto siç unë i kam menduar, sepse sado që njerëzit të mos mendojnë si ty e vërteta ime nëse është e pastër është thjesht e imja."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH