Showbiz

"Një ditë me mua në Ramazan" Georgina Rodriguez shkakton reagime të ashpra në rrjet

Shkruar nga Liberale

"Një ditë me mua në Ramazan" Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez e dashura e Cristiano Ronaldos dhe gjithashtu një influencer e njohur për botën e mediave online si duket po respekton traditat arabe tani më që e ka zhvendosur jetën e saj atje. Ajo gjithashtu ka vendosur të rrespektojë muajin e Ramazanit.

Kjo pas një videoje të publikuar në TikTok, me të cilën tregonte një ditë pune të aktiviteteve të saj dhe në përshkrim i saj ishte: Të punuarit në Ramazan.

Përveç kësaj, ajo e nisi videon e saj duke treguar se si është një ditë pune me të gjatë këtij muaji të shenjtë.

@georginagio

Trabajando en Ramadan ❤️

♬ ♡ ᶫᵒᵛᵉᵧₒᵤ ♡ – SoBerBoi

Pas, kësaj komentet ishin të shumta me deklaratën e saj, duke i thënë se Ramazani “nuk ishte për të” duke qenë se ajo ka një fe tjetër.

Rodriguez, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpalos jetën luksoze që bën në përditshmëri.

"Një ditë me mua në Ramazan" Georgina Rodriguez

Ajo u zhvendos për të jetuar në Riad së bashku me yllin e futbollistit Cristiano Ronaldo, pas transferimit të tij në ekipin Al-Nassr.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH