Showbiz

Nis 'Big Brother Vip' me tensione, Ilnisa i drejtohet Eglës: Unë kurrë nuk do ta thoja...

Shkruar nga Liberale

Nis 'Big Brother Vip' me tensione, Ilnisa i drejtohet Eglës:

Dy banoret e shtëpisë së “BBVIP” Ilnisa dhe Egla pas spektaklit të fundit kishin disa përplasje me njëra-tjetrën.


Ilnisa e ka quajtur Eglën të pa talentuar dhe xheloze për vendimin e publikut që të shpallte Ilnisën një nga më të preferuarën e shtëpisë.

Sakaq Egla ka komentuar sjelljet e  Ilnises duke i thënë se ajo nuk është askush që të gjykojë mbi talentin e saj pasi Ilnisa nuk ka parë asnjë nga shfaqjet e saj.

Egla: Në këtë shtëpi është abuzuar shumë me gjendjen time duke e quajtur sëmundje psikike apo nuk ke pirë ilaçet. Ajo do gjithmonë të jetë. Ilnisi fry Merin ndaj meje. Një njeri që ul të tjerët është më i ulët vet, jam e sigurt që ti nuk ke ardhur tek asnjë shfaqje e imja të sugjeroj të vish në seminaret e mija se mëson diçka ke çfarë të mësosh. Unë Ilnisën nuk e njihja personalisht më pare. Do që të marri sa më shumë territor.

Ilnisa: Unë kurrë nuk do ta thoja me zë edhe nëse do e kisha parë vetë sepse unë vij vet nga akademia e artit. Dikush është më i talentuar dikush më pak.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH