Showbiz

Niko Komani flet pas eliminimit nga "Ferma VIP": Doja të prezantoja anën time tjetër, u shpërfytyrova aty...

Shkruar nga Liberale

Niko Komani flet pas eliminimit nga "Ferma VIP": Doja të

Niko Komani është "fermeri" i cili la “Ferma VIP” të hënën.

Stilisti ishte sot i ftuari i moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova në “Ferma Club”, ku foli eksperiencën e tij në këtë format të ri. 

Një ndër habitë e ndjekësve të Niko Komanit është që nuk panë karakterin e tij shpërthyes që janë mësuar të shohin në rrjetet sociale.

Por ai u shpreh se nuk ishte as formati dhe as qëllimi i tij që të shfaqej ngacmues në "Ferma vip". 

“Doja të tregoja Nikon bashkëpunues, i edikuar, i qetë. Njërëzit janë mësuar të shohin Nikon që shpërthen, por nuk njohin këtë Nikon. Nuk është ai lloj formati që duhet të shpërthesh. Është totalisht tjetër gjë. Ika me tjetër frymë. Nuk kisha pse të nxirrja letrën e Nikos së keq, sepse ishim si familje“, u shpreh stilisti.

Stilisti gjithashtu u shpreh se punët e fermës kanë qenë mjaft të renda saqë nuk ka patur mundësi as të pushonin mjaftueshëm dhe kjo e ka bërë që të humbasë peshë.

“Sa mbaronte Prime humbisja 1 kg. Sa u zgjova të nesërmen pasi lashë Fermën isha i shpërfyturuar“, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH