Kurorëzimi i Indil Bilgen si Miss Turqia për vitin 2024, ka bërë bujë në Turqi. Kjo për shkak të pamjes së jashtme e cila sipas kriktikëve, nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë.
Në fakt, kurorëzimi i 24-vjeçares Bilgen ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë.
Pas shenjëstrimeve të saj, shumë personazhe publike dhe të famshëm, i kanë dalë në mbrojtje 24-vjeçares së kurorëzuar, duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.
Bilgen me lartësi 1.80 m. është e diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Megjithatë, ajo që e solli në qendër të kritikave është fakti se është vajza e një diplomati, konkretisht ambasadorit të Turqisë në Ukrainë.
Miss Turkey 2024 pic.twitter.com/fNOXgvAzeC
— ???????????????????? (@__Brjv_) September 11, 2024
Menjëherë pas kurorëzimit të saj të mërkurën e kaluar, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj, si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin, disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve '70, në të cilat burrat maskohen si gra./ Liberale.al