Showbiz

Nga mosha deri te... Ja çfarë kanë të përbashkët 3 fituesit e ”Big Brother Albania Vip”

Shkruar nga Liberale

Nga mosha deri te... Ja çfarë kanë të përbashkët

Në tre edicione të ‘Big Brother Albania Vip’, fituesit kanë disa elementë të përbashkët.

Aktorja Egla Ceno fitoi këtë edicion të tretë, duke u bërë e para grua që fiton formatin VIP. Ajo, Luiz Ejlli dhe Ilir Shaqiri kanë disa të përbashkëta në këtë lojë.

1-Ishin popullorë

Të tre fituesit ishin të thjeshtë dhe popullorë. Ata luajtën kartën e shqiptarit të thjeshtë, i cili pavarësisht se ç’ka ndërtuar në jetë, ngelet njësoj.

2-Mosha e tyre

Ata janë +35 vjeç dhe secili ka ndërtuar një karrierë të gjatë. Iliri një koreograf i njohur; Luizi një këngëtar dhe Egla aktore.

3-Momente të vështira të jetës

Egla dhe Luizi e morën këtë format si një ringritje në karrierë. Iliri ndonëse një balerin i shquar në Itali kishte rënë në heshtje, Luizi ishte zhdukur nga bota e muzikës. Egla përpos rolit në filmin “5 Herë Jo” dhe projekteve në teatër, nuk është shfaqur shpesh në publik.

4-Nuk kanë qenë shumë aktivë nëpër rrjetet sociale

Asnjëri prej tyre nuk ka pasur shumë ndjekës në Instagram. Iliri dhe Egla kanë pasur shumë pak ndjekës, ndërsa Luizi e kishte hapi një llogari në Instagrampara se të hynte në Big Brother.

5-Kanë përdorur terrenin e lojës

Iliri mblodhi rreth vetes banorë mbi 35 vjeç (Sabianin, Arjolën), të cilët iu kundërvunë atyre që ishin më të rinj në moshë (Donaldit, Einxhelit). Luizi pati një tjetër strategji: “Përça e sundo”. Ai ia doli që shpeshherë të fuste shkëndija mes banorëve (Olta-Armaldo) dhe të mund të përçante grupe miqësore që u krijuan në “BBVA 2”.  Egla përdori strategjinë e “sulmit të papritur”. Ajo i kapi në befasi banorët duke i sulmuar krejt papritur. Ajo përdorte kreativitetin e saj dhe shpikte ofendime kundrejt banorëve.

6-Persona misteriozë

Iliri, Luizi dhe Egla ishin më hermetikë dhe privatë. Ata ngjallën kuriozitetin e publikut, duke dhënë disa detaje nga jeta Luizi ngjalli kuriozitet dhe qindra teori për shëndetin e tij. Egla rrëmbeu vëmendjen me romancën e saj. Askush nuk e njohu personin me të cilin Egla kishte një lidhje.

7-Dhanë deklarata shokuese

“Kam tradhtuar gruan”/ “Kam një sëmundje të rrallë”/ “Jam ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra” janë respektivisht deklaratat shokuese të Ilirit, Luizit dhe Eglës që tronditën opinionin publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH