Showbiz

Nga lidhjet me Noizyn dhe Capital T, Sara bën deklaratën e fortë edhe për Silvin: Do ndiqet penalisht! Ka abuzuar me…

Shkruar nga Liberale

Nga lidhjet me Noizyn dhe Capital T, Sara bën deklaratën e fortë

Sapo përfundoi aventurën e saj në Big Brother VIP, Sara Gjordeni është përballur me gjithë lajmet që janë shkruar për të.

Një nga këto deklarata është edhe e konkurrentit Silvi Forte, i cili para hyrjes në shtëpi, tha se ka pasur një flirt me Sarën dhe se do dalin fotot.

E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo mohoi një flirt me Silvin dhe deklaroi se do të ndiqet penalisht për ato që ka thënë.

“Kam parë në rrjet që flitet për 5 emra që nuk i kam takuar kurrë, si Noizy apo Capital T, ndërsa për Silvin, e kam takuar vetëm njëherë 15 minuta. Deklarata ime është që Silvi do të ndiqet penalisht për të gjitha deklaratat që ka bërë. Silvi ka abuzuar me deklaratat që ka bërë”, tha Sara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH