Showbiz

"Nga burgu, në burg", çfarë po ndodh me Egla Cenon pas mbarimit të BBV, aktorja rrëfen planet...

Shkruar nga Liberale

"Nga burgu, në burg", çfarë po ndodh me Egla Cenon

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”,  ishte mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku foli për disa detaje dhe plane nga jeta e saj personale.

Aktorja u shpreh se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug pas përfundimit të kësaj eksperience, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.

E teksa u pyet për gjendjen e saj shëndetësore duke qenë se ende çalon pak, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’:

"Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz pak, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”

Pyetje-Si të duket kjo eksperiencë që kalove?

Egla Ceno: Më duket sikur nuk kam qenë unë që e kam bërë atë eksperiencë. Më duket shumë e largët koha kur kam qenë aty brenda. Më pyeti një mikeshë që si po shkon tani dhe i thashë që më duket sikur nuk kam qenë unë dhe sikur nuk më ka prekur.

Pyetje- Ndërkohë, e ke pasur të vështirë t’i kthehesh rutinës tënde?

Egla Ceno: Nuk kam mundur të bëj aktivitetet e mia. Edhe në krevat rrotullohesha me vështirësi. Kam pasur njerëzit e mi të afërt pranë që më kanë ndihmuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH