Showbiz

Në kërkim për sherrin e bujshëm, STRESI dorëzohet në Policinë e Pejës!

Shkruar nga Liberale

Në kërkim për sherrin e bujshëm, STRESI dorëzohet

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, Stresi, është dorëzuar sot në stacionin policor të Pejës, i kërkuar nga autoritetet kosovare për sherrin e bujshëm në një klub nate pak muaj më parë. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Kujtojmë se reperi Stresi, dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, pak muaj më parë.

Në këtë incident dyshohet se ishin të përfshirë po ashtu edhe reperi Noizy dhe DJ i këtij të fundit,  të cilët po ashtu ishin arrestuar dhe liruar me vendim të autoriteteve kosovare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH