Showbiz

“Ne jemi studentët e UET, sigurisht që...”/ Pse bëri bujë videoja e studentëve me trendin më të ri në internet

Shkruar nga Liberale

“Ne jemi studentët e UET, sigurisht që...”/ Pse bëri

Askush nuk mund t’i shpëtojë ndikimit të teknologjisë. Për sa kohë që të gjithë kemi një telefon, nuk mund të rrimë indiferent ndaj trendeve dhe zhvillimeve më të fundit në mediat sociale. Por ka disa që janë bërë më virale se të tjerat, duke përfshirë personazhe të famshëm, profesionistë, e përdorues të ndryshëm anembanë botës, të cilët prodhojnë video argëtuese për ndjekësit e tyre.

Trendi më i përdorur i 2024 përmban një premisë dhe plotësohet me elementë dhe detaje nga jeta personale dhe profesionale e gjithsecilit, të trajtuara me nota humori. Krijuesit e tyre nxjerrin në pah një pjesë të identitetit dhe përmendin situatat e përditshme që hasin, të shprehura përmes formulës: “Unë jam... sigurisht që...”.

Së fundi, ky trend ka pasur një përhapje të madhe nga mësuesit në shkollat amerikane, të cilët me nota humori apo ironie duan të thyejnë steriotipe të caktuara. Nuk mungojnë as shprehjet që tregojnë kujdesin e tyre dhe dashurinë për nxënësit e studentët.

Një trendi të tillë nuk i shpëtuan as studentët e Universitetit Europian të Tiranës, duke e zhvilluar në studiot e Big Brother Vip Albania, ku tashmë prej disa muajsh ata ndjekin nga afër, për arsye studimore, spektaklin më të ndjekur dhe të përfolur në Shqipëri. Pjesë e videos u bë edhe fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, si i ftuari i prime, i cili pranoi t’i bashkohet grupit të tyre, patjetër, duke mos lënë jashtë diskursit të tij humorin. Videoja u bë virale duke tërhequr qindra sy kureshtarë dhe dhjetëra komente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UET (@universitetieuropianitiranes)

Studentët e degëve të arteve dhe komunikimit në UET, por edhe pjesëtarë të klubeve studentore në Universitetin Europian të Tiranës, do të përpilojnë një studim mbi ‘fenomenin BB’, publikimi i të cilit do të bëhet në fund të spektaklit në revistën shkencore ‘Polis’.

Duke qenë në ambientet e Top Channel, pranë regjisë dhe njerëzve që drejtojnë spektaklin, ata do të studiojnë nga afër këtë reality show, nga perspektiva komunikimit, dizajnit, ndërtimit të mesazhit për audiencën, elementët televizivë, skenarit, prezantimit etj. Ky raport me produksionin dhe redaksinë e vëllait të madh, synon të zbulojë sipas metodave shkencore përbërësit e suksesit të këtij spektakli dhe të impaktit që ai ka në shoqëri.

Por sigurisht, përtej misionit të tyre studimor, nuk mungon argëtimi, prezatimi dhe komunikimi me personanzhet apo të ftuarit, për të shuar kuriozitetin e të gjithë atyre që ëndërrojnë botën e televizionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH