Showbiz

"Në dyert e spitalit kuptova vlerën e jetës", Erjola Doçi rrëfen dhunën që ka përjetuar nga ish-partneri (MESAZHI PËR GRATË)

Shkruar nga Liberale

"Në dyert e spitalit kuptova vlerën e jetës", Erjola

Moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer historinë e saj të trishtë, teksa në shtëpinë e Big Brother Vip, baorët po diskutonin temën e dhunës ndaj grave në shoqëri.

E prekur konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit.

Banorja gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë se "as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon."

“Kur preka fundit dhe pashë veten në dyertë e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”– u shpreh moderatorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH