Showbiz

“Ne do të martohemi bashkë dhe mos e zgjat”/ Aktori i “Portokallisë” zbulon mesazhin që mori nga…

Shkruar nga Liberale

“Ne do të martohemi bashkë dhe mos e zgjat”/ Aktori i

Aktori i humorit, Deivis Myslymi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel. Fillimisht ai foli për të rejat e sezonit të ri të spektaklit më të madh të humorit, “Portokalli”, i cili do të nisë transmetimin më 6 tetor.

Por jo vetëm kaq pasi moderatorët e emisionit, Julka Gramo dhe Alban Musa, e ngacmuan atë edhe në lidhje me jetën e tij private.

“E ndjeni shumë edhe ngrohtësinë e publikut padyshim. Ju ngacmojnë më tepër gocat?”, ishte pyetja që i bëri Julka, duke shtuar: “Të shkruajnë në “Instagram” kështu ‘sa i mirë që je’, ‘kur do pimë një kafe’”.

“Nuk e mbaj veten për ndonjë të bukur, por për Braçen ndoshta. Braçe është i bukur, unë jo. Mesazhe ka plot. Simpati për personazhin”, tha ai duke iu referuar rolit të tij në “Portokalli” si ‘kamerieri Braçe’.

Julka vijon sërish: “Mesazhi më i bukur që ke marrë nga nj vajzë”?

Këtu aktori i humorit tregon se i pëlqejnë vajzat e guximshme dhe zbulon çfarë i ka shkruar njëra para disa kohësh.

“Mua më pëlqejnë kur janë vajza të guximshme. Para disa kohësh më shkruajti njëra ‘ne do të martohemi bashkë dhe pikë dhe mos e zgjat më’”, tha Deivis.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH