Showbiz

Flet Egla Ceno pas fitores së Big Brother VIP 3: E vërteta e videos që pretendon se kam lëshuar gazra

Shkruar nga Liberale

Flet Egla Ceno pas fitores së Big Brother VIP 3: E vërteta e videos

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”.
Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.

Në fillim të intervistës, aktorja e njohur u shpreh se kishte menduar që të bënte disa ditë pushime në jug, po për shkak të incidentit që pësoi gjatë post BBV3 ka qëndruar në shtëpi më shumë.

Kur Blendi Salaj i tha se ‘të pashë që po çaloje pak, si shkon kërbishti’, Egla tha se kaloi nga ‘burgu në burg’.

“Nga burgu në burg. Pretendoja që të hallakatesha në ndonjë pushim në jug. Më thërriste rruga, por rruga duhet të presë edhe pak. Pak ditë kam që lëviz i çik, me asistencë. Një shembje kërbishti, këmba s’po e merr veten aq shpejt, por është ok”, u shpreh fituesja e “Big Brother VIP3”.

Ndërkohë kur u pyet që shumë njerëz të kanë mbështetur dhe të kanë votuar, ka pasur dhe nga ata që kanë pasur kritika ndaj teje. Çfarë mund t’i thuash atyre, ajo theksoi:

“Jam mjaftueshëm e rritur sa të di që nuk mund t’u pëlqesh të gjithëve. Do të thotë që edhe kur të kritikojnë je duke bërë diçka. Kur nuk bën asgjë nuk të kritikojnë. Kritikat të bëjnë të përmirësohesh. Masa e ka kuptuar atë që ka ndodhur aty brenda. Duke parë të përfshirë vëllain dhe shoqen time më të mirë duke dhënë intervista, ata janë njerëz që punojnë 12 orë në ditë dhe nuk kanë pasur kohë ta shohin gjithë ditën Big-un. Më ka ardhur keq që ndonjë opinionist i fushës suaj, që pa u siguruar si qëndron gjëja, i ka vënë gishtin vëllait tim. Ka dalë një video që sikur unë brenda shtëpisë kam lëshuar gazra, që nuk ka ndodhur. Një gazetar profesionist i është drejtuar vëllait që ‘a je krenar që motra jote ka lëshuar gazra’. Gjë që nuk ka qenë aspak e vërtetë. Unë e kam thënë shpesh aty, që nëse unë dhe një mashkull do bënim gazra, atij do i thonin që ‘të lumtë pushka’, ndërsa mua do më thonin ‘sa turp’. Gjë që ka ndodhur aty nga një mashkull.”

E pyetur nëse ka ndonjë plan se çfarë do bësh me paratë e çmimit të madh, Egla Ceno u shpreh:

“Kam disa ide në kokë, por duke parë e duke bërë. Në kohët që jetojmë varet si i investon. Sepse ne shqiptarëve nuk na mbyllen kurrë vrimat.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH