Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Mel dhe Franci, kanë konkretizuar historinë e tyre të dashurisë. Ata kanë deklaruar se nga ky program dalin çift.
“Kam shumë emocione. Vendi është shumë i bukur. Jam shumë e emocionuar. E kisha pritur një surprizë, por jo kaq të madhe dhe të bukur. Më ka habitur”, tha Mel.
Nga ana tjetër, Franci ka treguar se kishte një javë që po e planifikonte dhe me ndihmën e produksionit u bë shumë e shpejtë.
“Duke qenë se edhe në studio u diskutua kjo, unë i bëj gjërat spontanisht. Me ndihëm e produksionit u bë shumë e shpejtë. Kisha një javë që po e planifikoja. I ka treguar vendin çdo djali që i është afruar, aty ma mori zemrën”, tha Franci.
“Ia mora dhe nuk do ia kthej më”, tha Mel.