Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur reperi i Teksasit, 2 Low qëlloi veten drejtpërdrejt në transmetim javën e kaluar, pasi arma në xhep iu shkrep aksidentalisht.
Ngjarja e pabesueshme ndodhi teksa muzikanti 46-vjeçar po jepte intervistë në emisionin ‘Një në Një me Mike D’ në YouTube, për të folur për karrierën dhe planet e tij për të ardhmen.
Por gjërat morën një kthesë të frikshme rreth 47 minuta pas shfaqjes, kur prezantuesi Mike D po fliste për "zgjedhjet" që njerëzit bëjnë në jetën e tyre.
Pamjet tregojnë 2 Low duke tundur kokën dhe duke vendosur dorën në xhepin e përparmë të xhinseve të tij përpara se t'i shkrepet arma aksidentalisht, duke duke e detyruar reperin të ndalojë intervistën.
"Kush qëlloi kë?" Majk D pyet duke parë nëpër dhomë. "A ka qëlluar dikush?"
2 Low mund të shihet duke bërë një fytyrë të sikletshme përpara se dikush jashtë kamerës të përgjigjet: "Jo, jemi mirë".
Pak më vonë, 2 Low pyet nëse të gjithë "ishin mirë".
Kur u pyet nëse ishte mirë, reperi shikoi këmbën e tij dhe tha: "Shpresoj që po".
NEW: #rapper 2 Low accidentally fires his gun while reaching his hand in his pocket during an interview, finishes the episode anyway
— vishkriss™ (@MINDKRRAFT) January 6, 2025
The incident happened during the 1 on 1 With Mike D #podcast. pic.twitter.com/26PXTpxXIK