Showbiz

Ndikimi i romancës në lojën e saj/ Ish-banorja e "BBV": Njerëzit nuk kanë arritur kurrë të ndjekin bisedat ...

Shkruar nga Liberale

Ndikimi i romancës në lojën e saj/ Ish-banorja e "BBV":

Në “Pardon my French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Einxhel Shkira ka treguar se gjithmonë ka qenë e pavarur në lojën e saj edhe pse ka qenë në një marrëdhënie romantike me DJ Dagz, duke u bërë një personazh mjaft dominues në shtëpi dhe duke krijuar situatat e saj individuale.

Ja si është shprehur ajo për këtë deklaratë:

"Kam përshtypjen që sigurisht kur është marrë shembull ose kur është përmendur fakti i lidhjeve të mëparshme në Big Brother nuk është marrë asapak parasysh rasti im ose lidhja ime, sepse e vërteta është që unë marrëdhënien e kam krijuar pas shumë kohësh brenda në Big Brother. Ose më saktë lidhja është konkluduar pas shumë ditësh brenda në Big Brother pasi unë isha zgjedhur e preferuar, kisha kaluar 15 nominime. Kështu që nuk është rasti që lidhja të ketë ndikuar në performancën time të mëparshme në lojë. Ndoshta më pas mund të ketë ndikuar pasi u konkludua, por edhe prania e Dagz-it brenda në shtëpi nuk është se zgjati shumë. Fatmirësisht. Edhe unë vazhdova lojën time të fortë që kisha nisur."

A kishte ajo ndonjëherë ndjenja xhelozie ndaj partnerit të saj gjatë qëndrimit në shtëpi?

"Unë jam e një teorie dhe me këtë Big Brother, që po ndjek disi mesa kam mundësi sidomos Prime-t që ndodhin që një marrëdhënie të jetë reale pa dashur të ngre pikëpyetje marrëdhënien e askujt se edhe për marrëdhënien time me Dagz-in janë vënë shumë pikëpyetje. Sepse njerëzit nuk kanë arritur kurrë të ndjekin bisedat e mia me Dagz-in se kanë ndodhur në orët shumë të vona të natës. Ndoshta unë po tregohem paragjykuese. Ndoshta edhe unë nuk kam arritur t’i ndjek të gjitha bisedat e çifteve aktuale që janë në Big Brother. Por realiteti është që më është dukur kohë shumë e shkurtër për të vendosur që personi që ti ke përballë është personi që ti e do ose ke ndjenja të forta që nuk reziston dot pa u lidhur aty brenda. Unë personalisht kam bërë një luftë shumë të madhe me veten për të mos u lidhur me Dagz-in aty brenda."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH