Showbiz

Ndërron jetë aktori i famshëm, mister shkaqet

Shkruar nga Liberale

Ndërron jetë aktori i famshëm, mister shkaqet

Aktori i Beverly Hills 90210, David Gail, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Ka qenë motra e tij, Katie Colmenares, e cila konfirmoi vdekjen e tij në një postim në Instagram të shtunën.

Ndërkohë shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë publik.

David Gail luajti Dr. Joe Scanlon në “Port Charles” dhe Stuart Carson – të fejuarin e Brenda Walsh (Shannen Doherty) – në “Beverly Hills, 90210”.

Ai u shfaq edhe në seriale të tjera si ‘Robin’s Hoods’, ‘Savannah’, ‘The Round Table’ dhe ‘JAG’. Aktori është më i njohur për rolin e tij si Dr. Joe Scanlon në Port Charles, spinoff i General Hospital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH