Showbiz

“Nami sonte!”/ U lidh me Heidi Baçin në “BBV” Italia, Massimiliano Varrese i ftuar në një emision shqiptar

Shkruar nga Liberale

“Nami sonte!”/ U lidh me Heidi Baçin në

Massimiliano Varrese, italiani i cili krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania, në Big Brother Itali, ka paralajmëruar që do të shfaqet mbrëmjen e sotme në një program televiziv në Shqipëri.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, ku shprehet se “sonte do të bëhet nami”, Massimiliano Varrese njofton se do të jetë pjesë e një paneli sportiv, teksa sonte luan ndeshjen e parë në Euro 2024, Kombëtarja Shqiptare kundër Italisë.

“Mirëdita, unë Jam Maks, sot do të bëhet nami, ju pres në Top Channel, respekte”, tha ai përmes në video ku shfaqet duke folur në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Massimiliano krijoi një lidhje dashurie me Heidi Bacin, ish-banoren e Big Brother VIP, në “Grande Fratello” Itali.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH