Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien e së bijës, Viktoria, me njerkun e saj, Mark Frroku.
Aktorja dhe moderatorja e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin e saj.
Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.
“Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.