Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, mbrëmë i ka thënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Kreshnik Gjergji.
Ajo ka publikuar disa pamje në Insta story, ku shihet se ceremonia ka ndodhur në një darkë solemne private në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Dafina ka vendosur të postojë disa foto të reja, ku shihet qartë se si ishte dukur me fustanin e bardhë.
Me fustan nusërie të shkurtër, këngëtarja po duket tamam një nuse moderne e cila shkëlqen.