Showbiz

Mosha është vetëm numër/ Gjithmonë elegant dhe me stil, zbuloni sa vjeç është Blero

Shkruar nga Liberale

Mosha është vetëm numër/ Gjithmonë elegant dhe me stil,

Këngëtari i njohur Blero vazhdon të habisë fansat dhe ndjekësit e tij me pamjen e tij të freskët dhe vitalitetin që shfaq edhe pasi ka hyrë në të 40-tat e tij. Këngëtari ka lindur më 1978 dhe ai është plot 45 vjeç. 

Duke qëndruar gjithmonë në formë të shkëlqyer dhe duke u kujdesur për imazhin e tij, Blero shihet të mos i ndiejë vitet.

Mosha është vetëm numër/ Gjithmonë elegant dhe me stil,

Në një postim të fundit në InstaStory, Blero ka ndarë një fotografi ku shfaqet në një ashensor, teksa poshtë mbishkrimit “Puno shumë, kënaqu dhe shkruaj histori” del në pah eleganca dhe shija e tij për stilin.

I veshur me një kostum që thekson elegancën e tij, Blero tregon se si të qëndrosh i përfshirë në trendet e modës dhe të kujdesesh për pamjen tuaj, pavarësisht moshës që ke.

Kjo publikim vjen vetëm pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij të re “Për ty”, e cila tashmë po pritet me entuziazëm të madh nga publiku.

Kënga është përqafuar ngrohtësisht nga fansat, duke e vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes së skenës muzikore shqiptare.

Vjetërsia duket të jetë vetëm një numër për Bleron, i cili me energjinë dhe pasionin e tij për muzikën, stilin dhe formën fizike, vazhdon të jetë një frymëzim për shumë të rinj dhe adhurues të tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH