Showbiz

‘Mos u tallni o njerëz’, Kejvina reagon për gjendjen e rënduar të Erjolës

Shkruar nga Liberale

‘Mos u tallni o njerëz’, Kejvina reagon për gjendjen e

Erjola Doçi përjetoi një moment ankthi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke shpërthyer në lot. Banorët e shokuar u munduan ta qetësonin.

Moderatorja tha se mund të jetë nën ndikimin e magjisë së zezë. Për këtë reagimet qenë të shumta e një të tillë e ka bërë edhe ish-konkurrentja, Kejvina Kthella.

Në një postim në ‘Instastory’ ku shpreh mbështetjen ndaj Arjolës, ajo shkruan se nuk duhet tallur me këtë situatë dhe se këto pamje nuk duhet të dalin në televizion.

‘Mos u tallni o njerëz’, Kejvina reagon për gjendjen e

Postimi i plotë:
Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj. Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH