Magazinë

“Mos u mërzisni, vitin tjetër…”/ Çfarë u tha Luizi ish-banorëve të "BBV3"?

Shkruar nga Liberale

“Mos u mërzisni, vitin tjetër…”/ Çfarë

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, ka qenë mbrëmjen e djeshme i pranishëm në “After Party” e BBV3, ku ka festuar bashkë të gjithë ish-banorët e këtij edicioni dhe jo vetëm.

Para se të niste të perfomonte në skenë, Luiz Ejlli u shpreh se partnerja e tij Kiara Tito, nuk mund të ishte e pranishme në festë pasi ishte në shtëpi me vajzën e tyre të vogël.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtari i dashur për publikun pati edhe një mesazh me shaka për ish-banorët e këtij edicioni të tretë të reality shoë-t.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion,, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur.

Urime të gjithë banorëve, mos mërziten, njëri e fiton, provoni prapë vitin tjetër si Bjordi e kështu, nuk është problem”, tha fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, tha Luizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH