Showbiz

“Mos u mërzisni, provojeni vitin tjetër”, cilin ironizoi Luizi në festën e Big Brother?

Shkruar nga Liberale

“Mos u mërzisni, provojeni vitin tjetër”, cilin ironizoi

Një festë e madhe u organizua pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP.

Ish-konkurrentëve i është bashkuar edhe Luiz Ejlli, fituesi i ”Big Brother VIP Albania 2”.

Ai ka performuar hit-et e tij, por përpara ka mbajtur edhe një fjalim, duke i përgëzuar të gjithë për rrugëtimin. Luizi me shaka tha se ata që nuk kanë fituar mund ta provojnë vitin e ardhshëm, sikurse Bjordi Mezini, i cili ka qenë disa herë pjesë e këtij formati. Shumë kanë aluduar se mund të jetë ironizuar Julian Deda. 

“Mirëmbrëma të gjithëve. Në radhë të parë ju falënderoj të gjithëve në emrin tim dhe të Kiarës që është në shtëpi tani me beben e vogël, e nuk mundi me ardhur. Sara e Ledion urime për këtë edicion, jeni shumë të mirë, na keni kënaqur”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH