Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shfaqur pa makeup në postimet e saj të fundit, duke dhënë edhe një mesazh.
Në njërën nga postimet, ajo tregon se rrathët e zinj poshtë syve i ka pasur gjithmonë dhe dikur i urrente por tani jo më.
“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët. Kjo është diçka që gjithmonë kam pasur teksa rritesha dhe gjithnjë mendoja se ishin të shëmtuar, por tani mendoj se janë të këndshëm”, shkroi Bebe.