Showbiz

Mori pjesë në“VIP Shpia”, Ronela Hajati zbulon se çfarë bëri me paratë që mori

Shkruar nga Liberale

Mori pjesë në“VIP Shpia”, Ronela Hajati zbulon se

Nëse ende nuk e dini, ju kujtojmë se këngëtarja Ronela Hajati ka qenë pjesë e “VIP Shpia” ku edhe është njohur me Afrona Dikën, përballë së cilës realizoi edhe intervistën në “Talk with Afrona”. Teksa kujtonin atë periudhë, Ronela u pyet edhe si e ka përjetuar këtë eksperiencë. Ajo shprehet se për të s’ka qenë aspak e keqe sepse i përdori për të bërë disa investime të nevojshme, duke treguar se me ato para bleu makinë.

Ronela Hajati: Unë kam pasur shumë kohë, më duheshin lekët të ta them troç, absolutisht. Më duheshin lekët moj ti.

Afrona Dika: Sa more atëherë?

Ronela Hajati: Unë kam blerë makinën e parë me ato lekë.

Afrona Dika: Po sa ke marrë ti aty?

Ronela Hajati: Nuk e mbaj mend, por e di çfarë makine të lodhur?

Ronela Hajati: Renault të ’92. Skandaloze ishte ajo makinë, por ecja.

Afrona Dika: Ama ishte eksperiencë e mirë?

Ronela Hajati: Ishte eksperiencë e mirë, bëra edhe klipin e parë pas asaj, “Mala Gata”. Ka qenë videoja e parë dhe është bërë direkt pas “VIP Shpisë”, me ato lekët. Me ato lekë është bërë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH