Moderatorja e njohur Kostana Morava ishte e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku foli për jetën e saj si rrallë herë.
Si rrallë herë ajo tregoi se nuk e ka pasur të lehtë punën e saj, ndërsa ka rrëfyer edhe sesi është përballur me një ngacmim seksual në punë.
Kostana: Unë e di se çfarë ndodh me viktimën. Jam treguar pragmatiste për të mbrojtur veten. Sidomos po të panë që je pak simpatike dhe je kaq e çlirët. Ah, po kjo e ka bërë vetë. Kjo është e para.
Nuk kanë asnjëri guximin të ulen, të mendojnë dhe ta shohin nga perspektiva e tyre, që është gjë shumë e shëmtuar. Nuk e di nëse do ta thoja tani, por dua të them të vërtetën. Kryesisht për një personazh, i cili është bërë për mua një problem shumë i madh në ato vite.
Jam detyruar të largohem nga puna, kam kaluar situatë tepër stresuese nga ana psikologjike.
Nuk dua të tingëllojë patetike kjo që do them, por është e vërteta. Kam menduar vetëm për fëmijët e tij, vajzën e tij…”
Erjona: Pra, është i martuar?
Kostana: Patjetër, këta janë të gjithë të martuar. Po të mos ishte i martuar, nuk do ishte aq i tmerrshëm ngacmimi i parë.
Kostana shtoi se personi në fjalë ka qenë drejtues televizioni.